Valverde po e ‘maltreton’ Rakiticin, kroati merr mbështetje nga bashkëshortja

  • 05 October 2019 - 08:37
Valverde po e ‘maltreton’ Rakiticin, kroati merr mbështetje nga bashkëshortja

Mesfushori kroat Ivan Rakitiç nuk merret më në konsideratë nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, që i ka hequr vendin e titullarit dhe e ka lënë të fundit në hierarki, por ka gjithmonë në krah bashkëshorten e tij.

Raquel Mauri ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instagram, ku ka evidentuar vlerat sportive dhe njerëzore të bashkëshortit të saj, ndërsa i ka bërë thirrje që të mos e ulë kokën në këtë situatë.

“Përkundër gjithçkaje mos e ul kokën, sepse je një shembull i qëndrueshmërisë, mençurisë dhe profesionalizmit. Për këtë të dua, pasi je një njeri i shkëlqyeshëm dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, shkroi bashkëshortja e Ivan Rakitic.

(Kosova Sot Online )