“Ronaldo ka qenë ndryshe nga gjithë të tjerët”

  • 05 October 2019 - 11:28
“Ronaldo ka qenë ndryshe nga gjithë të tjerët”

Fonte thotë se pothuajse 20 vite më parë, e dinte se Ronaldo është ndryshe prej futbollistëve tjerë, ndërsa sot është ndër më të mirët në histori të futbollit.

Jose Fonte, që rrjedh nga akademia e Sporting Lisbon ashtu si Ronaldo, që në moshën 15 vjeçare e ka parë se CR7 është i destinuar për t’u bërë një ndër më të mirët në botë.

“Kam qenë 16-vjecar dhe Ronaldo vetëm sa i kishte mbushur 15”, tha Fonte për The Times.

“Ditën e parë që e pash në ndeshje, kam mbetur i impresionuar: ai ishte ndryshe prej të tjerëve, të gjithë mund ta shihnin atë, por ajo që më ka impresionuar më së shumti është mentaliteti i tij”.

“Që në atë moshë, jam mësuar ta shoh atë duke punuar më shumë se çdo kush tjetër; dëshironte të jetë më i fortë, më i shpejt, dhe shtyhej se kush mund të qojë më shumë peshë”.

Pothuajse 20 vite nga koha kur Fonte ka parë se Ronaldo është i destinuar të bëhet një ndër më të mirët – CR7 mban shumë rekorde mbi supe, 5 Topa të Artë, katër Këpuca të Arta, afër 30 trofe dhe mbi 600 gola. 

(Kosova Sot Online)