Ylli i Real Madridit rrezikon të mungojë në El Clasico

  • 06 October 2019 - 09:51
Ylli i Real Madridit rrezikon të mungojë në El Clasico

Mesfushori Casemiro rrezikon të mungojë në El Clasicon e parë të këtij sezoni, për shkak të kartonëve.

Braziliani i ka zhvilluar 870 minuta deri tani këtë sezon për Real Madridin dhe gjatë kësaj kohe është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë në La Liga, duke i dhënë trajnerit Zinedine Zidane arsye për shqetësim.

Pas ndeshjeve të Kombëtareve javën që vjen, Real Madridi përballet me Real Mallorcan, ndërsa në javën pasuese me Barcelonën.

Prandaj, një karton i verdhë i mundshëm kundër Mallorcas, nënkupton se Casemiro nuk ka të drejtë të luajë kundër Barcelonës në Camp Nou më 26 tetor.

Pas pesë kartonëve të verdhë vjen pezullimi automatik me një ndeshje për lojtarët në La Liga dhe Casemiro është një karton larg suspendimit. 

(Kosova Sot Online)