Pamje: Adesanya i përkryer, e rrëzon nga froni Whittakerin me një paraqitje të shkëlqyer

  • 06 October 2019 - 10:12
Pamje: Adesanya i përkryer, e rrëzon nga froni Whittakerin me një paraqitje të shkëlqyer

Israel Adesanya e ka zgjatur rekordin e përkryer profesional në 18:0, duke e rrëzuar nga froni kampionin e UFC-së në kategorinë e mesme, Robert Whittaker, në mënyrë spektakolare në meçin UFC 243 në Melbourne të Australisë.

30-vjeçari nga Zelanda e Re, bëri një paraqitje të përkryer për t’i dhënë fund Whittakerit pas vetëm tre minutave e 33 sekondave në rundin e dytë të meçit dhe për ta rrëmbyer titullin e padiskutueshëm të UFC-së në kategorinë e mesme, para gati 60 mijë tifozëve në Marvel Stadium të shtunën.

Whittaker e nisi duke hedhur disa goditje të forta por Adesanya ishte i përkryer qysh nga rundi i parë dhe ia dha atij një goditje të fuqishme me të djathtën duke e hedhur në rrethoja të kafazit.

Gongu i rundit të parë e shpëtoi Whittakerin nga humbja në rundin e parë, megjithatë.

Adesanya bëri paraqitje të ngjashme edhe në rundin e dytë, duke i dhënë Whittakerit një të djathtë të fortë, por kampioni në fuqi u kundërpërgjigj me një të majtë të fortë.

Por një kombinim mahnitës e djathtë e majtë nga Adesanya e rrëzoi në dysheme Whittakerin dhe gjyqtari ndërhyu duke e ndalur meçin, në mënyrë që ta kursejë australianin nga ndëshkimi i mëtutjeshëm.

 

 


(Kosova Sot Online)