Zappacosta u lëndua rëndë, Roma tani kërkon shërbimet e Hysajt

  • 06 October 2019 - 10:19
Zappacosta u lëndua rëndë, Roma tani kërkon shërbimet e Hysajt

Davide Zappacosta iu bashkua Romës në afatin kalimtar veror si huazim nga Chelsea.

Por mbrojtësi i djathtë italian ka këputur ligamentet dhe do të mbetet jashtë fushave më së paku për gjashtë muaj. Kjo ka bërë që Roma tani të mendojë për një mbrojtës të ri të krahut të djathtë.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është rikthyer përsëri tek pista e Elseid Hysajt. Giallorsoët tentuan transferimin e shkodranit edhe në verë, por në fund nuk arritën marrëveshje me Napolin shkaku i çmimit të lartë.

Në rast se Napoli e ulë çmimin e shqiptarit në 15 milionë euro, atëherë Roma do të tentoj transferimin e tij.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin shqiptar mbetet edhe skuadra e madhe angleze Chelsea. 

(Kosova Sot Online )