Marc Marquez kampion bote në MotoGP

  • 06 October 2019 - 12:46
Marc Marquez kampion bote në MotoGP

Marc Marquez shpallet kampion i botës për herë të tetë në karrierën e tij dhe të shtatën në MotoGP.

Piloti spanjoll i Hondas triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit Yamaha Petronas të Fabio Quartararo, çka i dha matematikisht trofeun 4 gara para fundit të botërorit. Në podium u ngjit edhe Vinales, me vendin e tretë, ndërsa Dovizioso ngriti flamurin e bardhë me vendin e katërt.

Vjen zhgënjimi i radhës për Valentino Rossin, që e mbylli garën në vendin e tetë.

Image

(Kosova Sot Online )