Maddison akuzon Manen për simulim tek penalltia e fitores së Liverpoolit

  • 06 October 2019 - 15:19
Maddison akuzon Manen për simulim tek penalltia e fitores së Liverpoolit

Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison ka thënë se Sadio Mane u rrëzua  shumë lehtë për të fituar penalltinë e “e butë” të Liverpoolot.

Livverpooli arriti të marr fitoren e tetë me radhë në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat 2-1 Leicester Cityt. Megjithatë, kjo fitore erdhi mes shumëve vuajtjeve për Reds, pasi goli i fitores u shënua vetëm në minutat shtesë nga penalltia. Marc Albrighton pati kontakt me Mane dhe sulmuesin senegalez e hodhi veten në mënyrë dramatike në terren.

James Milner konvertoi goditjen në gol, por golashënuesi i Dhelprave, Maddison mendon se Mane u rrëzua lehtë.“Ishte penallti shumë e butë. Kontakti nuk garanton rrëzimin e Manes”, ka thënë Maddison.

Vendimi i gjyqtarit Chris Kavanagh nuk u mohua as nga VAR-i dhe Milner shënoi për të ruajtur fillimin e përkryer të sezonit të Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )