Kumbulla, pas golit të parë në Serie A: “Kam punuar shumë gjithë verën që të luaj në Serie A”

  • 06 tetor 2019 - 18:47
Kumbulla, pas golit të parë në Serie A: “Kam punuar shumë gjithë verën që të luaj në Serie A”

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer te Hellas Verona.

19-vjeçari ka realizuar gol në fitoren e parë të Veronës në shtëpi, që e mposhti 2-0 Sampdorian.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u shpreh i lumtur me formën që po tregon dhe golin e parë në Serie A.

“Goli im i parë midis profesionistëve? Ishte e mrekullueshme të shënosh në ‘Bentegodi’, në Serie A. Një përrallë e vërtetë. E kërkova hapësirën, godita topin me kokë dhe e futa në rrjetë. Jam i lumtur për golin por edhe më i lumtur për fitoren e ekipit”, tha Kumbulla.

“Kujt ia kushton golin? Familjes, prindërve të mi”.

“Ngjitja ime deri në Serinë A? Pata vështirësi pas dëmtimit, kam punuar gjatë gjithë verës me qëllimin që të luaja në Serie A. E kuptova që mund ta bëja”, shtoi ai.

“Idhulli im? Jam frymëzuar shumë nga Chiellini, një mbrojtës i shkëlqyeshëm”.

“Harkimi i Velosos? Ai bëri një harkim të mrekullueshëm dhe mua nuk më mbeti asgjë tjetër veçse ta dërgojë topin në rrjetë”.

“Udhëtimi im i gjatë në Verona? Asnjëherë nuk e kam pritur, por gjithmonë e kam ëndërruar këtë, qysh kur u anëtarësova në këtë klub, në moshën vetëm 8 vjeç. Tani dua të bëj sa më shumë paraqitje të jetë e mundur në Serie A”.

“Trajneri Juric? Ai më dha shumë besim, menjëherë, duke filluar nga miqësoret e para. Unë thjesht po përpiqem të shpaguaj besimin e tij”.

“Kombëtarja? Jam shumë i lumtur që kam mundur të luaj në Kombëtaren, në një fazë të rëndësishme si kualifikimet për Kampionatin Evropian”, shtoi mes tjerash Kumbulla.

(Kosova Sot Online)