Shtylla ia mohon një supergol Cristiano Ronaldos

  • 06 October 2019 - 21:31
Shtylla ia mohon një supergol Cristiano Ronaldos

Juve po e mposhtë 0-1 Interin në “Giuseppe Meazza”

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Interit në ndeshjen që po zhvillohet në “Giuseppe Meazza”. Ishte sulmuesi, Paulo Dybala, ai që shënoi një gol shumë të bukur në minutën e katër të ndeshjes.

Pak minuta më vonë, në atë të nëntë, Cristiano Ronaldo kishte një tjetër mundësi. Ai kaloi disa lojtarë he goditi fort me të djathtën, por shtylla ia mohoi golin 34-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)