Man Utd nuk heq dorë nga Dembele

  • 07 October 2019 - 15:50
Man Utd nuk heq dorë nga Dembele

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në sulm në afatin kalimtar të janarit.

Manchester United po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit gjatë dimrit.

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, skautët e gjigantit anglez e kanë vëzhguar nga afër sulmuesin e rrezikshëm.

23 vjeçari nuk është i kënaqur me trajnerin Sylvinho, i cili po bën rotacione.

Ai përfundoi në bankinë në ndeshjen e së dielës ndaj Saint-Etienne dhe u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë.

United po kalon nëpër një krizë të thellë të rezultateve dhe ndryshimet gjatë janarit janë më se të nevojshme. 

(Kosova Sot Online)