Mesazhi i Tuchelit për Neymarin: S’do të lejoj të pushosh

  • 08 October 2019 - 13:10
Mesazhi i Tuchelit për Neymarin: S’do të lejoj të pushosh

Neymari nuk do të lejohet të pushojë në Paris Saint-Germain, pasi e humbi mundësinë e transferimit në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, ka thënë trajneri i klubit francez, Thomas Tuchel.

Sulmuesi brazilian nuk e mbajti aspak sekret dëshirën e tij për t’u kthyer në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës, pasi i kaloi dy vjet me Paris Saint-Germainin në Ligue 1, ku u transferua për 222 milionë euro.

Barcelona bëri gjithçka që pati mundësi për të arritur marrëveshje me parisienët, mirëpo PSG-ja refuzoi t’i dorëzohet presionit dhe i qëndroi besnik kritereve fillestare për shitjen e Neymarit, që ishin të paarritshme nga Barcelona.

Tani që afati kalimtar i verës veçse është mbyllur dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur ende, Neymari e gjen veten të ngujuar në Parc des Princes për të ardhmen e afërt.

27-vjeçari e ka kaluar zhgënjimin dhe ka arritur t’i bëjë disa paraqitje mbresëlënëse për klubin francez gjatë kohës së fundit, pasi Tuchel ia bëri të qartë brazilianin se ai duhet ta japë më të mirën e tij në fushën e lojës.

“Nuk ishte vendimi im dhe, në të vërtetë, nuk ishte as vendimi i tij”, tha Tuchel kur u pyet për thirrjet që Neymari të qëndrojë në kryeqytetin francez.

“Mes nesh, asgjë s’ka ndryshuar. Unë e dija se ai dëshironte të largohej nga klubi dhe ai e dinte se isha unë kundër tij. Për mua, nuk ishte momenti i duhur apo vendimi i duhur për t’u marrë”.

“Ai e dinte qartësisht se unë, si trajner, nuk doja që ai të shkonte. Por, ne gjithçka e dimë se ky nuk është vendimi i im për t’u marrë dhe, në fund të fundit, nuk është as i tij”.

“Kur gjithçka mori fund, unë i thashë atij: “Ti mendon se e kemi kaluar pjesën më të vështirë, por ti duhet të punosh me mua dhe unë s’do të të lë të pushosh. Pjesa më e vështirë po vjen tani”.

(Kosova Sot Online)