Tottenhami vazhdon ta vëzhgojë Muriqin

  • 08 October 2019 - 13:52
Tottenhami vazhdon ta vëzhgojë Muriqin

Nënkampioni evropian e ka vëzhguar përsëri sulmuesin kosovar në ndeshjen e fundit në kampionatin turk

Tottenhami nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.

Klubi anglez po vazhdon ta ndjek nga afër sulmuesin kosovar.

Sipas mediave angleze, nënkampioni evropian e ka vëzhguar përsëri futbollistin prizrenas në ndeshjen e fundit në kampionatin turk.

Trajneri Mauricio Pochettino është duke e kërkuar një sulmues për janar pas largimit të Fernando Llorentes në verë.

Sulmuesi Harry Kane nuk e ka një zëvendësues ideal, prandaj përfaqësuesi kosoavr shihet si opsioni më i mirë.

Mirëpo, Spurs duhet të bëjnë sakrifica nëse duan ta transferojnë 25 vjeçarin.

Fenerbahçe e bleu Muriqin nga Rizespori gjatë kësaj vere dhe gjiganti turk do të kërkojë para të majme për shitjen e Muriqit.

Muriqi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën shënoi dy gola në shtator, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Muriqi pritet të jetë protagonist tek “Dardanët” edhe në ndeshjen e 14 tetorit ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ka mundësi që Tottenhami ta vëzhgojë lojtarin edhe në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, njëjtë siç bëri edhe në ndeshjen Angli – Kosovë.

(Kosova Sot Online)