Kështu mund të shënoni nga çdo gjuajtje e lirë në FIFA 20

  • 08 October 2019 - 15:00
Kështu mund të shënoni nga çdo gjuajtje e lirë në FIFA 20

Për të gjithë ata që po kanë vështirësi në konkretizimin e gjuajtjeve të lira në gola në FIFA 20 dhe me kontrollimin e mekanizimave të reja të kësaj videoloja, së fundi është publikuar një video udhëzuese ku tregohet se si mund të shënosh rregullisht nga gjuajtjet e lira.

EA Sports e ka bërë një ndryshim të madh në mënyrë se si funksionojnë penalltitë dhe gjuajtjet e lira dhe shumë njerëz janë duke e pasur problem të përshtaten me mekanizmin e ri.

Përderisa lëvizja e kamerës ishtë çelësi i goditjeve nga ndërprerjet në FIFA 19, FIFA 20 e përbën një mekanizëm tjetër. Atëherë, si mund ta gjesh baraspeshën e përsosur mes fuqisë dhe trajektores?

Së pari, duhet ta drejtosh rrethin e cakut te cilado qoshe e portës, por duke u siguruar që të jetë sa më lart që është e mundur, në mënyrë që të keni rezultate më të mira.

(Kosova Sot Online)