Zyrtare: Milani e shkarkon Giampaolon

  • 08 October 2019 - 21:01
Zyrtare: Milani e shkarkon Giampaolon

Milani edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo dhe pritet ta zëvendësojë atë me ish-trajnerin e Interit dhe Sampdorias, Stefano Piolin.

Milani njoftoi në një komunikatë për media se e ka shkarkuar Giampaolon nga pozita e trajnerit, duke e falënderuar atë për punën dhe duke i uruar sukses në të ardhmen.

“AC Milan njofton se e ka liruar Marco Giampaolon nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punën e kryer dhe i uron të gjitha të mirat në karrierës e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Giampolo e zëvendësoi Gennaro Gattuson në stolin e gjigantit italian gjatë verës, pas tri sezoneve të mira në krye të Sampdorias.

Megjithatë, katër humbje në shtatë ndeshjet e para në ligë dhe mbi të gjitha paraqitjet e dobëta në cdo ndeshje i kushtuan atij me humbjen e pozitës në Milan.

Pioli pritet të jetë zëvendësuesi i tij në orët ën vazhdim. 

(Kosova Sot Online)