Modesta Uka shkëlqen në fitoren e Kosovës kundër Estoninë

  • 08 October 2019 - 21:42
Modesta Uka shkëlqen në fitoren e Kosovës kundër Estoninë

Kombëtarja e vashave të Kosovës e ka mundur 2:1 Estoninë falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Modesta Ukës, duke e regjisruar fitoren e dytë, në përpjekje për t’u kuaifikuar në Kampionatin Evropian të vashave 2021.

Uka shënoi dy herë gola duke i ndihmuar Kosovës të fitoi me rikthim ndaj Estonisë të martën mbrëma në “Taru Tamme” në Taru.

Kombëtarja dardane, e cila po merr pjesë për herë të parë në një fushatë kualifikue për Euro, tani grumbullon gjashtë pikë në pozitën e katërt në Grupin A, gjashtë pikë më pak se liderja Holanda dhe tri pikë më pak se vendi i dytë, Sllovenia, por me një lojë në dispozicion për ta zhvilluar.

Loo e kaloi skuadrën vendase në epërsi pas 22 minutave lojë, por kjo s’i demotivoj vashat kosovare, të cilat reaguar pak para fundit të pjesës së parë.

Uka e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 41-të, duke i dërguar skuadrat në barazim në pushimin mes pjesëve.

Uka tregoi madhështinë e saj duke shënuar edhe një herë për epërsinë e parë të Kosovës në ndeshje me golin e saj në minutën e 56-të, i cili doli të ishte edhe i fitores së tri pikëve të radhës për vashat verdhekaltër.  

Në ndeshjen e radhës, Kosova e pret Slloveninë në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)