Drejtori i Trepçës: I kemi kërkuar Policisë së Kosovës ta lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas

  • 09 October 2019 - 10:47
Drejtori i Trepçës: I kemi kërkuar Policisë së Kosovës ta lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas

Drejtori i klubit serb Trepça, Bojan Jaksic, ka konfirmuar se ai i ka kërkuar Policisë së Serbisë që të lejohet hyrja e Crvena Zvezdas sot në Kosovë, në mënyrë që të zhvillohet ndeshja mes tyre, e organizuar nga Federata serbe e futbollit.

Federata e Futbollit e Serbisë kishte planifikuar që sot në orën 15:00 të zhvillohet ndeshja mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës në Kosovë, në kuadër të Kupës së Serbisë, përkundër që për këtë s’është marrë leje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

Lojtarët e Crvena Zvezdës u vendosën mbrëmë në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa sot në orën 11:00 pritet të jenë në pikën kufitare në Jarinë, ku FFK-ja ka kërkuar që t’u nda.

Lojtarët e skuadrës së Crvena Zvezdës do të vendosen sonte në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa nesër në ora 11 pritet të jenë në pikën kufitare në Jarinë, ku FFK-ja ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të u ndalohet hyrja serbëve.

Drejtori i Trepçës, Bojan Jaksic, ka bërë të ditur se ai ka dërguar kërkesë në Policinë e Kosovës që t’iu lejohet hyrja futbollistëve të Crvena Zvezdas, mirëpo nuk ka marrë përgjigje ndaj kësaj kërkese.

“Si klub, të hënën, i kemi kërkuar Policisë së Kosovës ta lejojnë këtë ndeshje. Kjo është hera e parë që është zyrtare një ndeshje e tillë dhe ne nuk kemi marrë përgjigje në këtë pyetje. Ne mësuam se mund të mos lejohet hyrja e Zvezdas nga mediat. Nuk kemi informata zyrtare”, ka thënë Jasic në një intervistë për RTS.

“Nuk mund të ju them saktësisht kur mund të arrijë Zvezda, mirëpo rreth orës 11:00 do të tentojnë ta kalojnë kufirin dhe ky orar është vendosur më parë. Unë me të vërtetë nuk e di si do të reagojë policia. Ajo që e kemi mësuar nga mediat është se nuk është larguar vendimi për ndalimin e ekipit”.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka insistuar se nuk do të lejohet hyrja e futbollistëve serbë. 

Kosova Sot Online)