Rahovecit i shuhet ëndrra për pjesëmarrje në FIBA Europe Cup

  • 09 October 2019 - 20:44
Rahovecit i shuhet ëndrra për pjesëmarrje në FIBA Europe Cup

Ëndrra e Rahovecit për të marrë pjesë në FIBA Europe Cup ka marrë fund qysh në rundin e parë kualifikuese, pas klubi kosovar është eliminuar pas humbjes edhe në ndeshjen e kthimit nga Cluj.

Cluj e mposhti 91:47 Rahovecin në ndeshjen e kthimit të mërkurën në Rumani dhe e eliminoi qysh në rundin e parë me rezultat të përgjithshëm 189:120 nga dy ndeshje.

Nënkampioni i Kosovës i bëri ballë skuadrës rumune vetëm në çerekun e parë dhe atë të fundit. Cluj ishte dukshëm favorit, madje, shihet si një nga favoritët për të fituar në këtë garë.

Andrii Kalnichenko u dallua për vendësit me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dallua Jure Gunjina me 14 sosh.

Kjo ishte paraqitja e parë e Rahovecit në një fushatë kualifikuese për garat evropiane.

(Kosova Sot Online)