Eriksen, opsion serioz për Real Madridin në janar

  • 10 October 2019 - 10:16
Eriksen, opsion serioz për Real Madridin në janar

Real Madridi pritet të hyjë në bisedime me Tottenhamin për mundësinë e transferimit të Christian Eriksenit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Mesfushori danez ishte shfaqur edhe më parë në agjendën e Los Blancos dhe gjiganti spanjoll nuk dëshiron ta humbë mundësinë e transferimit të tij përsëri, raporton Marca.

Zinedine Zidane kishte insistuar për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës, por “Djajtë e kuq” nuk ishin të gatshëm ta negociojnë largimin e mesfushorit të tyre.

Ndërkohë, Tottenhami e bëri një tentim të fundit për ta rinovuar kontratën e Eriksenit, mirëpo danezi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e klubit dhe, në fund të fundit, është i gatshëm të presë deri në korrik, kur edhe i përfundon kontrata me londinezët.

Drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy, i ka urdhëruar njerëzit e tij ta negociojnë një ofertë adekuate për ta situr mesfushorin 27-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Los Blancos” do të presin deri më 1 janar të vitit 2020 për t’i nisur negociatat për transferimin e mundshëm të lojtarit, pasi që ata nuk duan t’i shkelin ligjet. Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë e kontaktimit të Tottenhamit para se të hapet afati kalimtar i janarit.

Tottenhami është i vetëdijshëm se lojtari mund të largohet si transferim i lirë gjatë verës së ardhshme dhe ata dëshirojnë që të përfitojnë nga shitja e tij.

Bordi drejtues i Real Madridit është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në janar, pasi që ata vlerësojnë se në fazën e mesfushës ka mungesë të energjisë, shpejtësisë dhe fuqisë.

Edhe pse Erikseni nuk i plotëson të gjitha këto kritere, teknika dhe saktësia e tij në pasime mund t’i ndihmojë repartit të mesfushës në “Santiago Bernabeu”.

Zidane nuk e kishte aprovuar transferimin e futbollistit gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo bordi i Real Madridit insiston se klubi nuk duhet ta humbë këtë mundësi sërish. 

(Kosova Sot Online)