Lojtari brazilian nokautohet në stilin karate dhe dërgohet shpejt në spital

  • 10 October 2019 - 12:29
Lojtari brazilian nokautohet në stilin karate dhe dërgohet shpejt në spital

Lojtari i futsallit në Brazil, Fernandinho, u dërgua shpejt në spital pasi u godit në mënyrë tejet të rrezikshme, në stil karate, në kokë.

Ylli i Corinthiansit ishte duke luajtur në ndeshjen kundër Intelli de San Carlos, në kuadër të Ligës Kombëtare të Futsallit, kur bashkëkombësi i tij, Daniel Batalha,  e bëri goditjen e tmerrshme për të cilën u ndëshkua me të kuq.

Batalha e ngriti këmbën e tij dhe pati kontakt me fytyrën e Fernandinhos, duke e nokautuar atë, pasi koka e tij u përplas fort në dysheme pas goditjes.

Ai shpejt mori ndihmë nga stafi mjekësor dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, zyrtarët dhe bashkëlojtarët e tij mbetën të tmerruar nga kjo ngjarje.

(Kosova Sot Online)