Dreshevic dhe Xhemajli debutojnë për Kosovën

  • 10 October 2019 - 18:15
Dreshevic dhe Xhemajli debutojnë për Kosovën

Ka startuar miqësorja mes Kosovës dhe Gjibraltarit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes dëshiron t’ua japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë, dhe në anën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi.

Dhe për këtë, Kosova e ka nisur këtë ndeshje me shumë ndryshime.

Për Dardanët sonte debutuan dhe po luajnë nga minuta e parë mbrojtësit; Arbenit Xhemajli (21-vjeçar) dhe Ibrahim Dresevië (22-vjeçar).


(Kosova Sot Online)