Lukaku është ringjallur me forca të reja , thyen këtë rekord

  • 11 October 2019 - 08:28
Lukaku është ringjallur me forca të reja , thyen këtë rekord

Belgjika mposhti dje San Marinon me rezultat shumë të thellë 9:0. Belgët u bënë kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian me anë të fazës kualifikuese.

Protagonist kryesor ishte sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i cili shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, shkruan Indeksonline.

Me këto dy gola, ai hyri në histori të kombit të vet si lojtari i parë që ka arritur shifrën e 50 golave për Belgjikën.

Ish-sulmuesi i Manchester United po kalon një formë të mirë te klubi italian, Inter duke u ringjallur si lojtar pasi që tek United ishte shuar gati krejtësisht.

(Kosova Sot Online )