Mund t’ju ketë ikur, futbollistja shqiptare Kosovare Asllani shënoi një supergol nga korneri

  • 11 October 2019 - 09:37
Mund t’ju ketë ikur, futbollistja shqiptare Kosovare Asllani shënoi një supergol nga korneri

Kosovare Asllani po vazhdon shkëlqimin e saj me Kombëtaren e femrave të Suedisë.

Kombëtarja e Suedisë ka arritur të mposht Sllovakinë me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të kualifikimeve për kualifikimet e Euro 2021. Kjo fitore e suedezëve erdhi në shtëpinë e tyre në kuadër të Grupit F, ku ata janë lider me nëntë pikë. Në këtë fitore, vendimtar ishte edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila shënoi golin e parë të suedezëve.

Asllani arriti të shënojë një supergol që rrallë shihet në fushat e blerta. Ajo u tregua dinake dhe e saktë duke gjetur golin nga rivënia këndore në minutën 26-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i dytë në tri ndeshje kualifikuese për Asllanin, ndërsa ka edhe gjashtë asistime.

(Kosova Sot Online )