Shqipëria – Turqia, asnjëra nuk guxon të gabojë

  • 11 October 2019 - 12:01
Shqipëria – Turqia, asnjëra nuk guxon të gabojë

Kombëtaren e Shqipërisë sonte e pret një sfidë shumë e vështirë në kampanjën kualifikuese për “Euro 2020.

“Kuqezinjtë prej orës 20:45 minuta do të luajnë si mysafirë të Turqisë në Stamboll, ku të dyja kombëtaret do të luajnë veç për fitore.

Turqia është e para në grup me 15 pikë, sa ka edhe Franca që është e dyta. Kurse Islanda i ka tri pikë më pak, ndërsa Shqipëria është e katërta me 9 pikë. Andaj, Shqiponjave u duhet patjetër fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat rreth një kualifikimi të mundshëm.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, shpreson që djelmoshat e tij të tregojnë formë optimale në Stamboll.

“Turqia ka skuadër të fortë të përberë me shumë yje. Tashmë dihet se për ta bërë një ndeshje të madhe duhet të jemi në formë optimale sepse në të kundërtën nuk do të mund ta evitojmë humbjen. Detyra jonë është të bëjmë paraqitje dinjitoze. I kemi bërë disa ndryshime dhe përmirësime. Andaj, jemi optimistë”, ka deklaruar Reja.

Në an anën tjetër, trajneri dhe futbollistët turq po e ndjejnë presionin e Francës dhe Islandës në garën kualifikuese. Andaj, ndeshjen me Shqipërinë e shohin si mundësi të mirë për t’u përforcuar me tri pikë të reja në pozitën e parë. Ata kanë shprehur respekt për kuqezinjtë, ndaj të cilëve thonë se me kujdes të madh duhet ta kërkojnë fitoren.

(Kosova Sot Online)