Statistikat e ndeshjes Turqi – Shqipëri

  • 11 October 2019 - 13:56
Statistikat e ndeshjes Turqi – Shqipëri

Luhet sot në orën 20:45 sfida kualifikuese mes Shqipërisë dhe Turqisë e vlefshme për grupin H të Euro 2020. Si çdo përballje tjetër edhe kjo ka historinë e vet.

Ndeshja e fundit luajtur në 22 mars 2019 në “Loro Boriçi” të Shkodrës mbyllej me fitoren 0-2 të miqve, teksa do të ishte hera e fundit që Kristian Panuçi do të ulej në stolin e Shqipërisë. Fill pas tij do të emërohej Edi Reja, që gjendej si spektator atë ndeshje në Shkodër.

Mes ndeshjeve kualifikuese dhe atyre miqësore, gjatë gjithë historisë sonë të futbollit jemi përballur 11 herë me ekipin e Turqisë, shkruan newsport. Pesë fitore janë për Turqit, katër për ekipn tonë dhe dy ndeshje janë ndarë në barazim.

Fitorja jonë  e fundit daton në miqësoren e 13 nëntorit 2017. Me rezultat 2-3. Shënonin për tanët, dy herë Sadiku dhe Grezda.

Në tokën turke ne kemi marrë 3 fitore dhe 3 humbje, pra baraspeshë totale. Takimi i parë mes dy kombëtareve daton në 13 dhjetorin e 1970, kur mundeshim 2-1 nga turqit për kualifikueset europiane.

Lojtarët që kanë tundur më shumë rrjetën turke janë: Armando Sadiku, Alban Bushi, Altin Rraklli dhe Ilir Përnaska me nga dy gola. Ekipi ynë ka shënuar në përballje më Turqinë 14 gola në total, ndërsa gjatë 11 takimeve kemi pësuar 12 gola. Në një ekuilibër të plotë, sfida e sotme pritet të jetë emocionuese.

(Kosova Sot Online)