Zbulohet ekipi i dekadës në Ligue 1, përfshin plot yje
Portali i njohur botëror sportiv, Goal.com e ka publikuar ekipin më të mirë të dekadës së fundit në kampionatin francez të futbollit. Një ekip i mbushur me yje, të cilët kanë shkëlqyer ndër vite në Ligue 1.
Portali i njohur sportiv botëror, Goal.com e ka vazhduar traditën me publikimin e formacioneve më të mira të dekadës së fundit në ligat më të forta evropiane.
Sot, ky portal e ka publikuar ekipin më të mirë të kampionatit francez të futbollit në 10 vjetët e fundit.
Në Ligue 1 në dekadën e fundit kanë luajtur yjet më të mëdha botërore, ndërsa në ekipin më të mirë gjenden lojtarë të njohur.
Ndërkohë, për lojtarët që nuk kanë mundur të përfshihen në ekipin ideal të vitit, Goal.com përmend mirënjohje për Neymarin, për të vazhduar me Eden Hazardin apo edhe Dimitri Payet, Mathieu Debuchy e Serge Aurier.
Ekipi i dekadës në Ligue 1
Portier: Steve Mandanda
Mbrojtës i djathtë: Christophe Jallet
Qendërmbrojtës: Marquinhos
Qendërmbrojtës: Thiago Silva
Mbrojtës i majtë: Maxwell
Mesfushor: Marco Verratti
Mesfushor: Nabil Fekir
Mesfushor: Blaise Matuidi
Sulmues: Edinson Cavani
Sulmues: Zlatan Ibrahimovic
Sulmues: Kylian Mbappe
(Kosova Sot Online)