“Kishim shanset tona, por në fund humbëm – ky është futbolli”

  • 11 October 2019 - 23:04
“Kishim shanset tona, por në fund humbëm – ky është futbolli”

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shqiptare që aktivizohet në Gjermani te SC Paderborn, ka folur pas humbjes së Shqipërisë nga Turqia.

Kuqezinjtë bën paraqitje të mirë për 90 minuta, por një dalje e gabuar nga Strakosha në minutën e 90-të, bëri që Cenk Tosun të ndëshkojë Kombëtaren shqiptare. 

“Kishim shanset tona por në fund humbëm. Është një ekip që gjendet lart në tabelë dhe i eci edhe sonte”, tha Gjasula.

“Ky është futbolli, ka shumë ndeshje që ke raste nuk arrin të shënosh. Duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë rrugën që jemi duke bërë”.

(Kosova Sot Online)