Reja: Nëse luajmë kështu, mund t’ia vështirësojmë punët çdo kundërshtari!

  • 11 October 2019 - 23:26
Reja: Nëse luajmë kështu, mund t’ia vështirësojmë punët çdo kundërshtari!

Pavarësisht humbjes 1-0 nga Turqia, Edi Reja ka lavdëruar futbollistët Kuqezi për paraqitjen.

Reja mendon se Shqipëria po rritet ndeshje pas ndeshje.

Duhet të jeni të zhgënjyer për mënyrën si pranuat humbjen?

“Kemi zhvilluar një ndeshje perfektë nëse do të largonim episodin e fundit. Pësuam gol në aksionin e fundit, djemtë janë të zhgënjyer, të mërzitur, ashtu si gjithë tifozët. Humbëm një rast shumë të mirë, do të ishte mirë nëse do të kishim marr tri pikët për të vazhduar garën në Europë, por tani duket shumë e vështirë”. 

Çfarë ju pëlqeu çfarë ju zhgënjeu nga kjo sfidë?

“Nuk mund të themi asgjë negative për këtë ndeshje. Mbase kishte disa pasime të tepërta të gabuara, por është normale sepse Turqia bëri presion gjatë gjithë lojës dhe kishte lojtarë teknik dhe fizik të mirë. Duhet të jemi më determinant para portës, të japim maksimumin dhe të godasim më me vetëbesim”.

Rasti i Manaj?

“Në fund të ndeshjes isha i mërzitur më shumë me fatin se sa me lojën e tyre. Asnjë lojtar s’më zhgënjeu dhe nuk luajti nën pritshmërit e mija. Ishte një test shumë i mirë për ne dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, kemi shumë shanse për të vënë në vështirësi çfarëdo ekipi”.

(Kosova Sot Online)