Lëndohet Stefan Savic, do të mungojë kundër Kosovës

  • 12 October 2019 - 09:33
Lëndohet Stefan Savic, do të mungojë kundër Kosovës

Stefan Savic nuk ka qenë në gjendje të kompletojë 90 minuta kundër Bullgarisë.

Mbrojtësi i Atletico Madridit u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 39-të, për shkak të disa problemeve muskulore në këmbën e majtë.

AS shkruan se lëndimi i Savic nuk është aspak i lehtë, diçka që i ka ndodhur shpesh në të kaluarën dhe se lojtari s’do të paraqitet të hënën kundër Kosovës.

Ai do të kthehet në Madrid për të vazhduar me procesin e rikuperimit.

Kosova dhe Mali i zi përballen në hënën në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

“Dardanët” duhet të djersiten tani shumë më shumë për të arritur kualifikimin në Evropian, pas fitores befasuese të Çekisë mbrëmë kundër Anglisë. 

(Kosova sot Online )