Mourinho: Ronaldo e Messi s’janë më të mirët në histori

  • 12 October 2019 - 18:05
Mourinho: Ronaldo e Messi s’janë më të mirët në histori

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë humbur pozitën e parë në listën e Jose  Mourinhos për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, pasi që kjo pozitë i takoi sulmuesit brazilian, Ronaldo Nazarios.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Chelseat, Real Madridit dhe Interit ka punuar me disa ndër lojtarët më të famshëm dhe më të vlerësuar nga tifozët e futbollit gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, një lojtar me të cilin portugezi ka punuar gjatë karrierës së tij i ka lënë më së shumti përshtypje Mourinhos.

Mourinho punoi si interpretues për Bobby Robsonin gjatë kohës të anglezit në drejtim të Barcelonës. Ndër lojtarët që kishin luajtur në ato kohë në Camp Nou ishte edhe Ronaldo.

Ai kishte qenë njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm për kundërshtarët dhe e kaloi një sezon mbresëlënës në Katalonjë, para se ta vazhdonte karrierën e suksesshme në Inter dhe Real Madrid.

“Fenomeni Ronaldo, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karriera më të gjata, ata kanë mbetur në nivelin më të lartë që 15 vjet”, ka thënë Mourinho për LiveScore.

“Megjithatë, nëse po flasim vetëm për talentin dhe aftësinë, askush nuk mund ta kalojë Ronaldo Nazarion”.

“Kur ai ishte në Barcelonë me Bobby Robsonin, unë e kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që unë e kisha pasrë ndonjëherë në fushën e lojës”.

“Lëndimet ia shkatërruan atij karrierën që mund të kishte qenë edhe më e mrekullueshme, por talenti që 19-vjeçari  ishte i jashtëzakonshëm”.

(Kosova Sot Online)