Ranieri kthehet si trajner me Sampdorian

  • 12 October 2019 - 18:18
Ranieri kthehet si trajner me Sampdorian

Ish-trajneri i Chelseat dhe i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, i është kthyer karrierës së tij si trajner, pasi që tani është emëruar në krye të trajnerit të Serisë A, Sampdorias.

Strategu me shumë përvojë ka arritur marrëveshje me klubin italian, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021. Ai do ta mbushë hapësirën e lënë bosh pas shkarkimit të Eusebio Di Francescos.

Pas nisjes së dobët të këtij sezoni të ri 2019/20, bordi drejtues i Sampdorias vendosi të ndërmarrë ndryshime në pozitën e trajnerit.

Sampdoria për momentin radhitet e fundit në tabelën e Serisë A, me vetëm tri pikë të grumbulluara deri më tani.

Di Francesco u shkarkua nga posti i trajnerit pasi që skuadra e tij e kaloi një ecuri prej gjashtë disfatash radhazi. Tani, detyra për ta përmirësuar formën e klubit italian i takon Ranierit.

“Presidenti Massimo Ferrero prej që trajneri, stafi dhe skuadra e tij të bëjnë punë të mirë në bazë të përkushtimit dhe pasionit të tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Sampdoria.

67-vjeçari ka qenë duke e kryer detyrën e trajnerit që nga viti 1987 dhe ai i ka kaluar më shumë sesa 30 vjet duke punuar rreth e përqark botës. Në mesin e klubeve që ai i ka drejtuar janë: Napoli, Fiorentina, Parma, Juventus, Roma, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Leicester City, Monaco, Nantes e Kombëtarja e Greqisë. 

(Kosova Sot Online)