Spanja kërkon fitoren e tetë radhazi kundër Norvegjisë

  • 12 October 2019 - 19:39
Spanja kërkon fitoren e tetë radhazi kundër Norvegjisë

Ekipi kombëtar i Spanjës synon ta vazhdojnë ecurinë mbresëlënëse prej tetë fitoreve radhazi në ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila s’di për humbje që pesë ndeshje.

Sonte në orën 20:45, Norvegjia e pret Spanjën në stadiumin Ullevaal, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit F të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Spanja është lidere bindëse e këtij grupi, me 18 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa ndiqet nga pas nga Rumania, me 13 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në anën tjetër, Norvegjia i ka nëntë pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para. Pasi e nisën me humbje rrugëtimin drejt EURO 2020, norvegjezët i kanë shënuar dy fitore dhe tri barazime.

(Kosova Sot Online)