E pranon drejtori sportiv i Dortmund: Sancho mund të largohet

  • 13 October 2019 - 12:29
E pranon drejtori sportiv i Dortmund: Sancho mund të largohet

Shefi i Dortmund e ka pranuar se skuadra mund ta humb Jadon Sanchon.

Sancho është një nga lojtarët që shihet si më premtuesi në botën e futbollit.

Reprezentuesi i Anglisë ka treguar një progres të madh që nga koha kur kaloi tek Dortmund, nga Man City, duke tërhequr vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Michael Zorc e di se do të jetë e vështirë ta mbajnë lojtarin edhe pse ka thënë se asgjë nuk është vendosur mbi të ardhmen e tij. 

“Nuk ka ndonjë vendim akoma. Por, nuk mund të profetizoj dhe të them se ai do të luajë këtu për shumë gjatë” ka thënë Zorc për ‘Kicker’.

Sancho pati një paraqitje të zbehtë në përballjen kundër Çekisë, njësoj siç pati e gjithë skuadra e Anglisë.

(Kosova Sot Online)