Optimizëm dhe përqendrim në stërvitjen e Shqipërisë para ndeshjes me Moldavinë

  • 13 October 2019 - 15:13
Optimizëm dhe përqendrim në stërvitjen e Shqipërisë para ndeshjes me Moldavinë

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duket se kanë hedhur pas shpine humbjen e pamerituar mbrëmjen e të premtes në Stamboll, teksa pasditen e djeshme udhëtuan drejt Moldavisë për ndeshjen e radhës eliminatore.

Gjatë paradites së sotme, trajneri italian i ka nxjerrë të gjithë në fushë për të kryer një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa në orën 19:30 do të kryhet edhe stërvitja e radhës, ku do të jepen detyrat finale për takimin.

Atmosfera në stërvitjen e kuqezinjve është dukur e qetë dhe mjaft optimiste, me futbollistët që duket se janë karikuar maksimalisht që të rikthehen menjëherë te fitorja, një sukses që në Stamboll ua mohoi vetëm fati.

 

#Kombëtarja ë ka kryer stërvitjen e paradites në Moldavi. Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e radhës, ndaj Moldavisë, e vlefshme për #EURO2020. #14Tetor Moldavi-SHQIPËRI ALBë #NeJemiNjë

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Sunday, October 13, 2019

(Kosova Sot Online)