“Më shumë se bashkëlojtarë, jemi familje”

  • 13 October 2019 - 19:25
“Më shumë se bashkëlojtarë, jemi familje”

Pas miqësores së fituar ndaj Gjibraltarit, Kosova i rikthehet nesër ndeshjeve eliminatore në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Djelmoshat e Bernard Challandes e presin Malin e Zi në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku Kosova synon fitoren e radhës.

Atmosfera në grup duket mjaft e mirë derisa të gjithë po presin rezultat pozitiv ndaj malazezëve.

Disponimin e mirë të Përfaqësueses së Kosovës e ka shfaqur edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili ka publikuar një fotografi me Vedat Muriqin, Leart Paqaradën, Atdhe Nuhiun dhe Benjamin Kolollin.

“Më shumë se bashkëlojtarë, më shumë se Kombëtare. Jemi familje”, ka shkruar Hadërgjonaj në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)