Wijnaldum me dy gola ia siguron fitoren e rëndësishme Holandës

  • 13 October 2019 - 20:03
Wijnaldum me dy gola ia siguron fitoren e rëndësishme Holandës

Holanda ka marrë pikët e plota në udhëtim te Bjellorusia, duke triumfuar 1-2.

Holanda ka vazhduar sigurt rrugën drejt Euro 2020.

Në xhiron e gjashtë në Grupin C, Holanda e mposhti 2-1 në udhëtim Bjellorusinë, për të marrë kreun me 15 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Gjermania që pas pak luan me Estoninë dhe Irlandën e Veritu që gjithashtu ka 12 pikë.

Golat për Holandën i realizoi mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, në minutat 32’ dhe 41’.

(Kosova Sot Online)