Buffon tregon fjalët që Ronaldo ia tha menjëherë pas golit të jashtëzakonshëm më gërshërë në ndeshjen Juve – Real

  • 14 October 2019 - 10:45
Buffon tregon fjalët që Ronaldo ia tha menjëherë pas golit të jashtëzakonshëm më gërshërë në ndeshjen Juve – Real

Cristiano Ronaldo ka bërë më shumë se një vit si pjesë e Juventusit, por në të kaluarën ka ditur ta dënojë gjigantin italian.

Njëri nga golat më të bukur në karrierë, Ronaldo ia ka shënuar pikërisht Juventusit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kur realizoi me gërshërë. Portugezi e mposhti portierin legjendar Gianluiggi Buffon i cili është rikthyer të flas për atë gol. Buffon ka zbuluar fjalët që shkëmbeu me Ronaldon pas këtij goli në festivalin e sportit në Trento, të organizuar nga La Gazzetta dello Sport.

 

“Pas rreth 25 sekondave zhgënjim për golin që pranova, normal pastaj mendova për atë që më kishte bërë ai, një gol të shkëlqyer”, tha Buffon.

“E pyeta: ‘Cristiano , sa vjeç je?” dhe ai më tha, ‘jo keq për një 33-vjeçar, apo jo?’

“Në fund të dy qeshëm”, deklaroi Buffon.  Buffon ka thënë se është i privilegjuar që në fund të karrierës së tij është në një ekip me Cristiano Ronaldon.

Legjendari italian ndër tjera tha se shpreson që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )