Zbulohen objektivat e Barcelonës për fazën e sulmit

  • 14 October 2019 - 13:51
Zbulohen objektivat e Barcelonës për fazën e sulmit

Gjiganti katalunas është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, ndërsa në listën e dëshirave të Barçës janë sulmuesit Rashford, Kane, Mbappe e Firmino

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti katalunas i ka veçuar dy sulmues të cilët i pëlqen për edicionin e ri.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni spanjoll e pëlqen Marcus Rashfordin e Manchester Unitedit, por edhe Harry Kanen e Tottenhamit.

Gjithashtu, Barça e pëlqen edhe objektivin e Real Madridit, Kylian Mbappe të Paris Saint-Germainit.

E prapa tyre mbetet objektivi tjetër i Barcelonës, Roberto Firmino i Liverpoolit.

Luis Suarez nuk e ka një zëvendësues ideal, prandaj gjiganti katalunas po mendon edhe në këtë aspekt. 

(Kosova Sot Online )