Barça reagon ndaj dënimit të liderëve katalonas: Burgu s’është zgjidhje

  • 14 October 2019 - 14:18
Barça reagon ndaj dënimit të liderëve katalonas: Burgu s’është zgjidhje

Barcelona e ka kritikuar dhe kundërshtar vendimin e Gjykatës Supreme të Spanjës, e cila i dënoi me burgim të përgjithshëm prej 101.5 vjetësh disa nga liderët katalonas, të cilët e kishin organizuar referendumin ilegal dhe e kishin shpallur pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017.

Ata u shpallen fajtorë për krime rebelim, keqpërdorim të parasë publike dhe për rolin e tyre në referendumin për pavarësi, i cili ishte mbajtur pa aprovimin e qeverisë federale, transmeton Gazeta Express.

Klubi i La Ligës spanjolle, Barcelona, e ka kritikuar vendimin e gjykatës, duke thënë se burgu nuk është zgjidhje.

“FC Barcelona, si njëra prej entiteteve kryesore në Katalonjë dhe në përputhje me rekordin e saj historik për mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të vendosur, sot, pas vendimit për burgim të lëshuar nga gjykata supreme në lidhje me procesin e hapur kundër liderëve politikë dhe civilë katalonas, thekson se ky vendim i sotëm nuk ndihmon në zgjidhjen e konfliktit, sepse burgu nuk është zgjidhje”, thuhet në reagimin e klubit katalonas.

“Konflikti në Katalonjë duhet patjetër të zgjidhet ekskluzivisht përmes dialogut politik”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online )