Kosova e shpartallon Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri'

  • 14 October 2019 - 22:35
Kosova e shpartallon Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll edhe njëherë e ka dëshmuar vetën se është e pamposhtur në stadiumin "Fadil Vokrri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kosova e ka shpartalluar Malin e Zi me rezultat 2 me 0.

Ishte Amir Rrahmani i pari që shënoj gol për të kaluar Kosovën në epërsi.

Image

Tutje e vijoi Vedat Muriqi e cili e dyfishoj rezultatin.


Pjesa e parë përfundoj me rezultat 2 me 0 për Kosovën.

Megjithëse patën shumë raste për të shënuar lojtarët e përfaqësueses së Kosovës nuk arritën t'i konkretizionin.

Në fund tejet e rëndësishme fitorja e Kosovës kundrejt Malit të Zi me rezultat 2 me 0 për kualifikim, duke mos harruar as spektaklin që dhuroj sonte publiku i pranishëm në stadium.

Deri në fund të kualifikimeve, Kosova luan me Çekinë e Anglinë në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim.

Aktualisht, grupit i prin Anglia me 15 pikë. Çekia është e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 11 pikë. Mali i Zi e Bullgaria janë në fund me nga tri pikë.

Më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë si mysafire, tre ditë para se të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”.

Image


(Kosova Sot Online)