St Pauli e largoi futbollistin që e mbështeti luftën e Turqisë ndaj kurdëve

  • 15 October 2019 - 12:19
St Pauli e largoi futbollistin që e mbështeti luftën e Turqisë ndaj kurdëve

Mesfushori tuek, Cenk Sahin është liruar nga St Pauli pas një postimi që e bëri në Instagram në mbështetje të vendit të tij në luftën kundër kurdëve në rajonin e veriut të Sirisë.

“Sahin është liruar nga stërvitjet dhe nga angazhimet me klubin. Faktorët kryesorë që na shtynë ta merrnim këtë vendim ishin mosrespektimi i tij i përsëritur dhe i vazhdueshëm i vlerave të klubit dhe nevoja për ta mbrojtur lojtarin”, ka njoftuar klubi turk.

Të premten, pas ndeshjes me Shqipërinë, të cilën Turqia e fitoi me rezultat 1:0, Sahin e kishte bërë një postim në Instagram ku shkruante:

“Ne jemi në anën e armatës dhe ushtrisë sonë heroike. Lutjet tona janë me ju”.

Pas këtij postimi, tifozët kishin kërkuar që lojtari të përjashtohet nga klubi, ndërkohë që nuk kishin munguar mbështetjet për kurdët.

Klubi i St Paulit ka thënë se vendimi është marrë pas bisedimeve që i patën drejtuesit e klubit me lojtarin.

Klubi gjerman ka thënë se as në të ardhmen nuk do ta lejojë asnjë lojtar të tij të përdorë thirrje apo nxitje, të cilat mund ta destabilizojnë masën, kur situatat janë të ndjeshme.

Kontrata e Sahinit me St Paulin do të mbetet valide, por atij i është dhënë leja të ushtrojë dhe të luajë në ndonjë klub tjetër.

Ai i ishte bashkuar ekipit nga Istanbul Basaksehir në vitin 2016.

Raportohet se Sahin mund të rikthehet për të luajtur në Turqi.

Natyrisht, ai nuk do të mund të luajë deri në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, futbollisti tjetër turk, Kaan Ayhan, i cili luan për Dusseldorfin, ka refuzuar të festojë duke e ngritur dorën tek koka, si shokët e ekipit, në mbështetje të ushtrisë turke.

24 vjeçari e shënoi golin e barazimit ndaj Francës, por nuk vendosi të provokojë me festimin pro ushtrisë dhe armatës turke, e cila së fundmi e ka nisur një ofanzivë ndaj kurdëve në veri të Sirisë. 

(Kosova Sot Online)