Pamje nga festa e lojtarëve të Ukrainës, pas kualifikimit në EURO 2020

  • 16 October 2019 - 10:48
Pamje nga festa e lojtarëve të Ukrainës, pas kualifikimit në EURO 2020

Ukraina është bërë njëra ndër Kombëtaret e vetme që e ka arritur deri më tani kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020. Festa e lojtarëve të Ukrainës është bërë virale në rrjetet sociale.

Skuadra e talentuar e Andriy Shevchenkos e mposhti Portugalinë me rezultat 2:1 në Kiev të hënën, falë golave të shënuara nga Roman Yarmechuk dhe Andriy Yarmolenko.

Cristiano Ronaldo arriti ta shënojë një gol në atë natë, që ishte gola e 700-të e karrierës për të, mirëpo Ukraina rezistoi deri në fund, përkundër që luajti me dhjetë lojtarë në fushë qysh nga minuta e 72-të, kur Taras Stepanenko u ndëshkua me të kuq.

Kjo është një arritje mbresëlënëse për Ukrainën, që nuk konsiderohej favorite për t’u kualifikuar nga ky grup, po bastoret favorizonin Portugalinë dhe Serbinë.

Skuadra e Shevchenkos e ka humbur vetëm një pikë deri më tani në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, gjatë barazimit pa gola në Portugali, gjatë muajit mars.

Për shkak të rrethanave të këtij kualifikimi, është më e kuptueshme pse futbollistët e Ukrainës, veçanërisht Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt, ishin aq të emocionuar.

Zinchenko është bërë njëri ndër lojtarët më të preferuar të tifozëve te skuadrat e të rinjve të Manchester Cityt për shkak të personalitetit dhe gatishmërisë së tij për të luajtur në çfarëdo pozitë që i duhet trajnerit. 

(Kosova Sot Online)