Alves: Edhe në Paris kishte shumë racistë

  • 16 October 2019 - 12:31
Alves: Edhe në Paris kishte shumë racistë

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Sao Paulos e dha një intervistë për revistën prestigjioze GQ dhe foli për kohën e tij në Paris dhe tha se e preferon jetën në Sevilla dhe Barcelona para asaj në kryeqytetin francez.

Dani Alves nuk ishte shumë i lumtur gjatë kohës që e kaloi në Paris. Përderisa në nivelin profesional koha e tij në Francë nuk mund të ketë qenë shumë më e mirë, braziliani nuk e shijoi jetën në Paris.

“Parisi është një qytet plot me stres. Nëse e viziton Parisin për një javë për pushime, ti do ta kalosh kohën më të mirë të jetës tënde. Por, nëse qëndron aty për një kohë të gjatë, bëhet pak lodhëse”, tha Alves.

“Ma kujton mua pak Sao Paulon, mirëpo në Paris njerëzit dinë të jenë racistë – jo me mua, por unë e di se ata ia kishin thënë disa fjalë disa shokëve të mi”.

Ish-mbrojtësi anësor i Sevillas dhe Barcelonës e pranoi se ai kishte qenë shumë më i lumtur gjatë kohës së tij në Spanjë – në Sevillë dhe Barcelonë.

“Njerëzit janë të ngjashëm me brazilianët, jeta është më e gjallë. Ata e jetojnë jetën më shumë jashtë shtëpive, jo brenda mureve, dhe kanë më shumë energji. I preferoj njerëzit që janë të tillë”.

Alves u transferua në Sevilla në vitin 2003 dhe jetoi në Spanjë deri në vitin 2016, kur u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit. Tani ai është kthyer në Brazil, pasi iu bashkua Sao Paulos si transferim i lirë nga Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)