Messi merr Këpucën e Artë për herë të gjashtë, lë shumë pas ndjekësit në këtë aspekt

  • 16 October 2019 - 15:16
Messi merr Këpucën e Artë për herë të gjashtë, lë shumë pas ndjekësit në këtë aspekt

Lionel Messi është nderuar sot (e mërkurë) me çmimin e njohur individual “Këpuca e Artë”.

Këpuca e Artë është një çmimi që ndahet për golashënuesin më të mirë të një kampionati. Dhe, pikërisht ky çmim sot i është ndarë sulmuesit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi nga Juan Ignacio Gallardo, drejtori i gazetës Marca. Messi ka arritur të mbyll sezonin 2018/19 në La Liga me Barcelonën duke shënuan plot 36 gola, më shumë se çdo lojtarë tjetër.  Ky ishte çmimi i gjashtë individual për kapitenin e katalunasve në këtë garë, duke lënë pas vete të gjithë ndjekësit.Pas Messit renditet rivali i madh, Cristiano Ronaldo me katër çmime dhe Luis Suarez e Thierry Henry me nga tre sosh.

{417585/}

Gjatë pranimit të çmimit, Messi ishte së bashku me gruan e tij dhe dy djemtë. 

Image

(Kosova Sot Online )