Të dielën fillon turneu për vajzat U-14 në Ferizaj

  • 16 October 2019 - 15:18
Të dielën fillon turneu për vajzat U-14 në Ferizaj

Këtë të diel fillon turneu i vajzave U14 në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Turneu është edhe një aktivitet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në punën që po bënë me gjenerata të reja dhe rëndësisë që po i kushton gjeneratave të teja.

Turneu mbështetet edhe nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Turneu fillon në Ferizaj, derisa do të vazhdojë edhe në qytete të tjera në Kosovë në javët dhe muajt në vazhdim. 

Turneu zhvillohet nga ora 12:00 deri në ora 15:00. Në ndeshjen e parë do të takohen Kerasan Prishtina – Junior 06 nga ora 12:00, derisa në ndeshjen e dytë përballen  Peja DT – Kastrioti nga ora 13:00.

Turneu do të zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, “Her World, Her Rules”. 

FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.

(Kosova Sot Online)