Tottenhami e kontakton Mourinhon

  • 16 October 2019 - 17:32
Tottenhami e kontakton Mourinhon

Jose Mourinho mund të rikthehet në Londër. Por, këtë radhë jo duke e drejtuar Chelsean, por rivalin lokal, Tottenham, i cili është në kërkim të pasardhësit të Mauricio Pochettinos, që mund të shkarkohet në ditët apo javët në vazhdim

Jose Mourinho është gati për ta marrë në dorë një klub të ri

Dhe, trajneri portugez duket se do të rikthehet në Angli, ku kishte punuar me Chelsean dhe Manchester Unitedin.

Madje, “Special One” mund të rikthehet pikërisht në Londër, jo për t’i drejtuar “Blues”, por rivalin lokal, Tottenham.

Mediat angleze shkruajnë se nënkampioni i Evropës i ka nisur tashmë bisedimet me trajnerin portugez.

Në fakt, Spurs nuk po kalojnë nëpër momente të mira këtë sezon dhe si rezultat mund të ndahen me trajnerin aktual, Mauricio Pochettino.

Mourinho nga ana e tij ishte shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar dhe nga ajo kohë është duke e pritur një klub serioz, duke refuzuar ndërkohë oferta nga Franca e Portugalia.

Humbja 2:7 në Champions League nga Bayern Munichu e ka lëkundur më së shumti karrigen e Pochettinos.

Ndërsa, Mourinho duket se është në opsion edhe të Real Madridit, si pasardhës eventual i Zinedine Zidane.

(Kosova Sot Online)