Allegri mohon se do ta marrë drejtimin e Man United: Ende s’di anglisht mjaftueshëm

  • 17 October 2019 - 08:50
Allegri mohon se do ta marrë drejtimin e Man United: Ende s’di anglisht mjaftueshëm

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka tentuar t’i hedhë poshtë lajmet se do të emërohet trajner i Manchester Unitedit.

Emri i Allegrit ka kohë që përmendet si zëvendësues i mundshëm i trajnerit aktual të Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili është nën presion të vazhdueshëm si pasojë e formës së dobët të ekipit të tij.

Presioni ndaj norvegjezit është në rritje sepse Unitedi është duke e përjetuar fillimin më të keq në histori të klubit në një sezon në Premierligë.

Trajneri italian, i cili është i papunë momentalisht pas largimit nga Juve këtë verë, thotë se i duhet ende ta përmirësojë gjuhën angleze për të qenë në gjendje ta kryejë punën në Old Trafford.

“Ende nuk di anglisht mjaftueshëm, ama po mësoj”, tha Allegri me shkak duke folur për Przeglad Sportowy.

(Kosova Sot Online )