Man Utd, gjashtë blerje për ta kaluar krizën

  • 17 October 2019 - 14:18
Man Utd, gjashtë blerje për ta kaluar krizën

“Djajtë e Kuq” e kanë nisur njërin prej sezoneve më të dobët në histori të klubit. Ata planifikojnë t’i transferojnë në janar dy sulmues, dy mesfushorë qendrorë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë

Manchester Unitedi e ka nisur njërin prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit.

“Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e 12-të në tabelën e Premierligës dhe këtë fundjavë i pret super-sfida ndaj Liverpoolit.

Për të dalë nga kjo situatë aspak e lakmueshme, klubi anglez po planifikon të bëjë përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Daily Mail”, klubi nga “Old Trafford” synon t’i bëjë gjashtë përforcime gjatë janarit.

Ata po planifikojnë t’i transferojnë dy sulmues, dy mesfushorë qendrorë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë.

Sulmuesit që mund të përfundojnë në “Teatrin e Ëndrrave” janë Mario Mandzukic i Juventusit e Moussa Dembele i Lyonit.

Në mesfushë pëlqehen Saul Niguez i Atletico Madridit dhe James Maddison i Leicester Cityt, pasi e ardhmja e Paul Pogbas mbetet e paqartë.

United po kalon momente të errëta viteve të fundit, mbi të gjitha pas largimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.

(Kosova Sot Online )