Më në fund një lajm i mirë për Conten, rikuperohet Sensi

  • 17 October 2019 - 21:10
Më në fund një lajm i mirë për Conten, rikuperohet Sensi

Pas 2 lajmeve të këqija për dëmtimet e D’Ambrosios dhe Sanchez me kombëtaret, Antonio Conte dhe tifozët e Interit kanë marrë edhe një lajm shumë të mirë.

Zbulimi i këtij sezoni, mesfushori italian Stefano Sensi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskular që pësoi në sfidën ndaj Juventusit dhe është në dispozicion të trajnerit.

Këtë të enjte, Sensi autori i 3 golave në këtë sezon në Serie A, u stërvit rregullisht me grupin, gjithsesi gjasat më të mëdha janë që ai ta nisë nga stoli sfidën ndaj Sassuolon me Gagliardinin që pritet të marrë vendin e tij në formacionin titullar.

Conte nuk dëshiron ta rrezikojë që nga fillimi Sensin duke patur parasysh që të mërkurën Interi ka një ndeshje vendimtare për vazhdimësinë në Champions League atë ndaj Borussias së Dortmundit në San Siro ndërkohë që në harkun 21 ditëve ka një kalendar shumë të ngjeshur pasi luan në total 7 ndeshje dhe Sensi është i domosdoshëm për skuadrën zikaltër në këtë periudhë.


(Kosova Sot Online)