U bë baba për herë të parë, Granit Xhaka tregon si ka ndryshuar jeta e tij këto 10 ditë

  • 18 October 2019 - 11:51
U bë baba për herë të parë, Granit Xhaka tregon si ka ndryshuar jeta e tij këto 10 ditë

10 ditë më parë, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vogëlushe dhe ata vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë, Ayana.

Ndonëse ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë, Ayana ua ka ndryshuar jetën prindërve të saj dhe këtë e ka treguar Graniti nëpërmjet një fotoje. Ai ka publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël ku shfaqet bashkë me vogëlushen, teksa e mban në krahë.

“Duke kaluar kohën e lirë me princeshën time”, shkruan Graniti. Tashmë duket se çdo gjë rrotullohet rreth të porsalindurës dhe babi Graniti po e bën detyrën ashtu siç duhet.

(Kosova Sot Online)