Menaxheri i mesfushorit italian, Mino Raiola “tremb” Barcelonën

  • 18 October 2019 - 16:47
Menaxheri i mesfushorit italian, Mino Raiola “tremb” Barcelonën

Menaxheri i mesfushorit italian, Mino Raiola e ka “trembur” Barcelonën duke insistuar se futbollisti do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, me të cilin ka kontratë edhe dy vjet.

Marco Verratti nuk do të lëvizë nga Paris Saint-Germaini.

Mesfushori italian është bërë objektiv i Barcelonës, por menaxheri i tij, Mino Raiola e ka “trembur” gjigantin katalunas, të cilit ia ka bërë me dije se Verratti nuk do të largohet nga kryeqyteti francez.

Mesfushori italian ka kontratë edhe dy vjet në “Parc des Princes”, por gjiganti katalunas pritet t’i ofrojë 65 milionë euro plus Ivan Rakiticin për t’i siguruar shërbimet e tij, shkruan “Don Balon”.

Verratti ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në Ligue 1 me PSG-në këtë sezon.

(Kosova Sot Online)